Flash News

KRYESORE

Kryemadhi takohet me misionin e ODIHR: Raporti konfirmon shitblerjen e votës dhe ndikimin e kriminelëve në zgjedhje

Kryemadhi takohet me misionin e ODIHR: Raporti konfirmon shitblerjen e

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi priti në një takim Kreun e Misionit të ODIHR për zgjedhjet, Peter Tejler, i cili prezantoi raportin për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Duke marrë fjalën, kryetarja e LSI vlerësoi sensin përgjithësisht realist të raportit, ku konfirmohet një pjesë e problemeve që janë ngritur para zgjedhjeve siç janë shitblerja e votës, përfshirja e policisë në zgjedhje, ndikimi i eksponentëve kriminalë në votime, dhe cënimi i të drejtës së qytetarëve për një proces zgjedhor ku garantohet vullneti i tyre për të mbështetur lirisht partinë politike që përfaqëson më mirë pikëpamjet e tyre.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua dhe për rekomandimet e OSBE-ODIHR për reformën zgjedhore ku konsensusi e transparenca u cilësuan si kushte të domosdoshme për të krijuar besimin e qytetarëve te procesi zgjedhor.

Për sa i përket sistemit zgjedhor, Kryemadhi është shprehur se duhet të nisemi nga rekomandimet e ODIHR për të zgjidhur problemet e sistemit në të kaluarën, si dhe marrjen e shembujve më të mirë nga vendet e tjera ku garantohet liria e barazia e votës së qytetarëve.

Të fundit