Flash News

KRYESORE

Kryemadhi takon fermerët në Cërrik: Subvencionet zero, ndihen të pashpresë

Kryemadhi takon fermerët në Cërrik: Subvencionet zero, ndihen

Gjatë vizitës tek fermerët në Bashkinë e Cërrikut, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se subvencionet për fermerët janë zero, ndërsa theksoi domosdoshmërinë për të mos lënë jashtë vëmendjes këtë sektor thelbësor të ekonomisë sonë.

“Ndihen të pashpresë, ndihen të papërkrahur, ndihen dhe të vetmuar në të gjithë angazhimin e tyre dhe në iniciativën e tyre që duan të bëjnë diçka për familjet e tyre. Mos të harrojmë që 20% e GDP-së, vjen si rezultat i bujqësisë shqiptare dhe subvencioni që vjen nga shteti nuk është as 0.7% e Buxhetit të Shtetit në ndihmë të fermerëve dhe të blegtorëve”, theksoi ajo.

Nga malësitë e Dibrës dhe deri në kodrinat e Dumresë, tha Kryemadhi, problemet për fermerët janë të njëjta. “Prandaj është e domosdoshme për të mos i harruar fermerët, për të mos harruar bujqësinë shqiptare, sepse bujqësia shqiptare është ajo që mban barrën kryesore të ekonomisë shqiptare”, tha ajo.

Të fundit