Flash News

KRYESORE

Kryemadhi te Basha, por nuk merr me vete Vasilin. Kush e shoqëron kryetaren e LSI-së

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur aleatët e tij në selinë blu. Mësohet se të takim janë të pranishëm Fatmir Mediu, Agron Duka, Dashamir Shehi, Nard Ndoka por edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së ndryshe nga herët e tjera, nuk është shoqëruar nga Petrit Vasili, por nga Endrit Brahimllarin. 

Në fokus të bisedimeve është protesta e ditës së nesërme që do të nisë në orën 12:00. Basha dhe aleatët do të diskutojnë detajet e fundit të protestës dhe hapat e tjerë që do të ndërmerren kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

 

 

Të fundit