Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Të hapen menjëherë negociatat, do të jetë sinjal shprese për shqiptarët

Kryemadhi: Të hapen menjëherë negociatat, do të jetë

Kryetarja e LSI-sw Monika Kryemadhi i shprehu angazhimin e plotë në përmbushjen e nëntë kushteve të Bundestagut, Komisionerit për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi, gjatë takimit me përfaqësuesit e tjerë të Opozitës së Bashkuar.

“Hapi i hedhur nga Opozita për Reformën Zgjedhore tregon qartë seriozitetin e saj dhe rëndësinë e padiskutueshme që ka për ardhmërinë e Shqipërisë, Integrimi në Bashkimin Evropian. Ne besojmë se perspektiva evropiane e Shqipërisë është pa asnjë dyshim e vetmja mundësi për progres ekonomik dhe zhvillim për vendin dhe qytetarët tanë.”, shkroi ajo në Facebook.

Kryetarja e LSI shtoi se forca që ajo përfaqëson, kërkon që hapja e negociatave të ndodhë menjëherë për të forcuar kështu besimin tek të gjithë shqiptarët se Integrimi në BE është një proces i pakthyeshëm.

“Hapja e negociatave do të jetë një sinjal shumë shpresëdhënës për të gjithë shqiptarët, duke ndikuar kështu shumë pozitivisht edhe tek problemi më i rëndë, që po kalon sot Shqipëria, shpopullimi i saj.”

Të fundit