Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Të luftojmë krimin që ka fytyrën e Ramës, për një jetë më të mirë për fëmijët

Kryemadhi: Të luftojmë krimin që ka fytyrën e Ramës,

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se opozita e ka betejën me krimin e organizuar, që ka fytyrën e Edi Ramës. Ajo i bëri ftesë qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e tetë kombëtare nesër në orën 19:00, që t’u garantojnë të ardhmen fëmijëve të tyre.

"Protesta e nesërme është e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Sot qytetarët nuk kanë ndërmend të gjejnë armikun e klasës por të garantojmë mirëqenien e fëmijëve të tyre, të garantojnë një ekonomi të fortë.

Protesta e nesërme është e rëndësishme sepse pjesëmarrja më e madhe do të shkundë nga themelet atë mentalitet të kalbur që ka ngelur në mendjen e kryeministrit të ikur. Beteja jonë nesër nuk është as me uniformat e policisë dhe as me godinat. Çdo dhunë ndaj godinave paguhet me taksat tona dhe e viktimizon Edi Ramën. Beteja jonë është me krimin e organizuar i cili ka fytyrën dhe krimin e Edi Ramës. Largimi i tij do sjellë edhe fundin e tranzicionit., tha kryetarja e LSI-së për mediat.

Ajo akuzoi kreun e qeverisë se punon vetëm për pesë veta. “Ai rriti koston e jetesës por rrogat i la aty ku ishin. Duhet të jemi të gjithë në protestë. Kushdo nga ne që bën kompromis në kurriz të shqiptarëve nuk do jetë gjë tjetër veçse tradhti kombëtare. Vetëm një protestë me të rinj dhe të reja paqësore do jetë goditja më e madhe për krimin e organizuar", përfundoi Kryemadhi.

Të fundit