Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Të ndryshojmë sistemin, duhet t’ia rikthejmë pushtetin qytetarëve

Kryemadhi: Të ndryshojmë sistemin, duhet t’ia rikthejmë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, mendon se ka ardhur momenti në Shqipëri që sistemi të ndryshojë, pasi është e papranueshme që pushteti të jetë në duart e 3 apo 4 personave.

Në emisionin “Tempora” në Ora News, ajo tha se opozita është përpjekur shumë që të shmangë përplasjet dhe tensionet mes njerëzve, me mazhorancën që bëri gjithçka që kjo të ndodhte.

“Segmente të caktuara brenda mazhorancës dhe qeverisjes kishin një nxitje të fortë për përplasje mes qytetarëve. Sado që opozita do të ishte e kujdesshme që ta shmangte këtë, mazhoranca ishte e interesuar për të krijuar një përplasje të tillë mes qytetarëve.

Nuk kam komunikim siç mund të ketë presidenti me shërbimet sekrete, por të dhënat që kishim ne në veri dhe juglindje, na thoshin që do të kishte përplasje fizike.

Tani institucionet kanë rënë në Shqipëri, nuk ka më që funksionojnë normalisht.

Dua të shikoj ligjin kundër antiligjit. Njerëzit nuk duhet që të luftojnë më për individin, shqiptarët duhet që të ngrihen në të mriz të sistemit.

Ne e dinim që ndryshimi kushtetutës do të sillte të tilla përplasje, ndaj u futëm në grevë në 2008.

Tani nuk mund të vendosë më individi. Duhet një ndryshim sistemi. Ne duhet që tu kthejmë pushtetin qytetarëve dhe tua kthejmë votuesve. Nuk mund t’ia lëmë pushtetin 3 apo aktor personave”, tha Kryemadhi në emision.

Të fundit