Flash News

KRYESORE

Kryemadhi thotë se këshilltarët e LSI u blenë, akuzon Bashën: Bëhu opozitë, shkëputu nga marrëveshja shkatërruese

Kryemadhi thotë se këshilltarët e LSI u blenë, akuzon

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas miratimit në këshillin bashkiak të Tiranës të vendimit për rritjen e çmimit të ujit, ku Erion Veliaj u ndihmua nga dy vota të kësaj force politike. Por pa u marrë me veten dhe kryebashkiakun, zyrtarët e LSI-së po nxitojnë të sulmojnë PD-në, që mbrëmjen e djeshme braktisi sallën përpara votimit.

Kryemadhi thekson se dy këshilltarët e LSI u blenë, ndërsa Lulzim Bashës i kujton sulmin që i bëri ai dhe kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale. Sipas Kryemadhit, Basha nuk mund të kërkojë të bëjë opozitë kur ende nuk ke deklaruar qartë se me se u blenë votat e 25 qershorit, ndërkohë që duhet të shkëputet nga marrëveshja e 18 majit.

Reagimi i Monika Kryemadhit:

Vendimi i këshilltarëve të LSI për çmimin e ujit dhe ndërtimin e shkollave në Tiranë ishte qëndrimi dinjitoz i një force politike, që jo vetëm bën opozitë, por është rreshtuar haptas në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Me keqardhje lexova reagimin e kryetarit të shkrirë të PD dhe me duhet t'i kujtoj së pari paaftësinë e tij për të menaxhuar furnizimin me ujë kur ishte kryetar bashkie dhe i kishte të gjitha mundësite. Së dyti, dua ti them zotit Basha se këshilltaret e tij dje qëndruan në sallë për të votuar listat me emrat e tyre, që përfitojnë nga kreditë e buta. Dhe ky është një fakt që nuk mund të fshihet, madje as të manipulojë blerjen që iu bë dy keshilltarëve të LSI, prej të cilëve ne u distancuam. Sepse qendrimi i LSI nuk mund tëblihet me asnjë çmim. Sa për qëndrimin opozitar, zoti Basha harron shumë shpejt që ai dhe kryeministri ishin për javë të tëra xhelatët ndaj LSI. Me mbështetjen e tij dhe të bashkëpunëtorit të tij të afërt Edi Ramës, u persekutuan dhe pushuan nga puna me dhjetëra anetarë dhe mbështetës të LSI. Ndaj të kërkosh sot të bësh opozitë kur ende nuk ke deklaruar qartë se me se u blenë votat e 25 qershorit është thjesht një lojë meskine për të fshehur të vërtetat e mëdha. LSI është e qartë dhe e vendosur në qëndrimin e saj kundër çdo përpjekje apo akti që dëmton qytetarët shqiptarë, pa asnjë kompromis apo pazar politik që gatuhet në zyrat e kryeministrit. Kështu që, është në nderin e PD të bashkohet me vullnetin tonë ose të mbetet peng i një marrëveshjeje të dyshimtë, shkatërruese e zgjedhjeve dhe e votës së shqiptarëve.

Të fundit