Flash News

KRYESORE

Kryemadhi thotë se opozita i ka iluminuar ndërkombëtarët: Jemi një pikë në oqeanin e tyre

Kryemadhi thotë se opozita i ka iluminuar ndërkombëtarët:

E ftuar në emisionin “Real Story” me Sokol Ballën, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi teksa fliste ndërkombëtarët tha se opozita ka arritur t’i iluminojë ata. Sipas saj deri më tani ata kishin krijuar një mur kinez e i linin fushë veprimi kryeministrit Rama.

“Ne kemi arritur në një fitore në iluminimin e faktorit ndërkombëtar. Ne jemi një pikë në oqeanin e tyre, ndonjëherë të nevojshëm si xhepa për të shkarkuar ndonjë problem që kanë, si me emigrantët. Kur gjërat bëhen më prezente, më flagrane si me teatrin fillojnë edhe të tjerët lëvizin. Lëvizin pak më vonë këtu te ne se jemi vend i vogël…ndërkombëtarët kanë qenë ata që i thoshin vazhdo Ramës, kanë qënë muri kinez…ky mur u shemb për të ruajtur ata themelet e veta në vazhdimësi, nuk janë budallenj ata”, tha Kryemadhi.

Sa i takon marrëdhënies Rama-Basha, Kryemadhi mohoi që mes tyre mund të ketë ndonjë takim.

“Kur është keq Edi Rama bën thirrje për tryeza. Ata të dy (Rama-Basha) takohen në kutinë e votimit jo më në tryeza. Sjellja fyese ndaj opozitës ka prerë cdo urë komunikimi sic mund të ndodhte në vende demokratike”, tha ajo.

Të fundit