Flash News

KRYESORE

Kryemadhi tregon frikën më të madhe të Edi Ramës: Akoma në ministri flenë dosjet e tij!

Kryemadhi tregon frikën më të madhe të Edi Ramës: Akoma

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një deklaratë për median pasi doli nga Byroja e Kuvendit, u shpreh se nuk e shqetëson përjashtimi nga Kuvendi për 10 ditë, por varfëria e shqiptarëve.

“Absolutisht fare s’më shqetëson asgjë, as përjashtimi, por varfëria e popullit shqiptar. Sa më të varfër të jenë shqiptarët aq më shumë nënshtrohen nga Edi Rama. Nuk është më problem i politikës, por droga që ka zabtuar shkollat. Kjo është klithma më e madhe e popullit shqipar. Për këtë gjë nuk do të ndalem në asnjë moment, luftë për ata që duan t’i kthejnë shqiptarët si spaçatorë”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo shtoi më tej se hedhja e çizmes ishte një paralajmërim për Ramën, që do të luftojë krimin e drogën. “Përsa i përket çizmes, siç e theksova në Byronë, që ngjante si para 30 vitesh, me të njëjtat fytyra, çizmja është simbol paralajmërues”, tha Kryemadhi.

Ndërsa përsa i përket çeljes së negociatave, kryetarja e LSI-së u shpreh se është pikërisht Rama që po e shkatërron këtë proces. “Njeriu që e ka shkatërruar këtë proces është Edi Rama. Ai është i vetmi përgjegjës që e solli në këtë situatë, pasi ai nuk do të ngrihet byroja, pasi është një ndër njerëzit më të inkriminuar. Ka frikë nga një njeri që ka qenë në pushtet që në vititn 1998. Akoma në dyert e ministrisë flenë dosjet me tenderat abuzive të tij. Frika e tij më madhe është Këshilli i Lartë i Prokurorisë”, tha në mbyllje të fjalës së saj Kryemadhi.

Të fundit