Flash News

KRYESORE

Kryemadhi tregon pse nuk përfundon rruga Tiranë-Elbasan. Flet për konfliktin mes Damian Gjiknurit dhe Taulant Ballës

Kryemadhi tregon pse nuk përfundon rruga Tiranë-Elbasan. Flet për

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur rreth çështjes së rrugës Tiranë-Elbasan. Kryemadhi tha se rruga duhet të përfundonte në dhjetor të vitit të kaluar teksa shtoi se mos përfundimi i saj ka të bëjë me konfliktin mes ministrit të Transporteve, Damian Gjiknuri dhe deputetit të PS-së, Taulant Balla.

“Rruga duhet të mbaronte në dhjetor të vitit të kaluar.

Faji është që Haxhinasto dhe Dervishi nuk dalin të thonë të vërtetën. Rruga nuk përfundon për shkak të konfliktit mes Damian Gjiknurit dhe Taulant Ballës.

Nënkontraktorët menaxhohen nga Taulant Balla dhe Gjiknuri kërkon të ikin dhe ti marrë vëllai i tij”, u shpreh ndër të tjerash Kryemadhi në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv.

Të fundit