Flash News

KRYESORE

Kryemadhi tregon se çfarë do të ndodh nëse ndryshimet kushtetuese kalojnë nesër në Kuvend: S’mund të bëhet me një Parlament sakat

Kryemadhi tregon se çfarë do të ndodh nëse ndryshimet

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, duke komentuar zhvillimet e fundit politike është shprehur se veprimet e fundit të kryeministrit Rama për të ndryshuar në mënyrë të njëanëshme kushtetutën tregojnë tregojnë panikun dhe frikën e tij për t’u përballur në mënyrë të ndershme me votën e qytetarëve.

Në një intervistë për News 24, Kryemadhi u shpreh se “kjo që kërkon të bëjë Rama sot nuk ka ndodhur as në vitin 2017 për reformën në drejtësi, e as në ’97-ën- kur Partia Socialiste kishte 115 deputetë në Parlament, duke zgjedhur të shkonte në referendum për ndryshimin e Kushtetutës- jo më të ndodhi sot që kemi një Parlament sakat dhe të cunguar.”

Pyetje: Znj.Kryemadhi, ditën e nesërme pritet që në parlament të miratohen ndryshimet kushtetuese. Kryeministri Rama duket i bindur në qëndrimin e tij për t’i shkuar në fund kësaj beteje por ndërkohë aktualisht opozita e bashkuar nuk e ka dhënë konsensusin. Çfarë pritet të ndodhë nëse këto ndryshime do të kalojnë në Parlament?

Kryemadhi: E para, veprimet e njëanshme që po bën sot mazhoranca, në fakt është minorancë, përsa i përket numrit të votave që përfaqësohen në atë Parlament, por me në krye Edi Ramën, ajo çfarë po bëjnë dhe veprimtaria e tyre po themi është një veprim në panik, pra tregon që kanë një panik të brendshëm, sepse nëse një njeri do të ndihet i sigurt, nëse një njeri do të ndihet i fortë, nuk ka pse ndërhyn në një proces të tillë kaq korruptiv, i cili nuk është gjë tjetër veçse një veprim që tregon frikë, pasiguri, disa halle shumë të mëdha, të cilat kanë një të kaluar të errët ose janë munduar, për të fshehur diçka të errët që po ndodh apo ka ndodhur dhe në anën tjetër pastaj e gjithë kjo frikë dhe pasiguri shkon nëpërmjet një veprimi që quhet rrëmbim apo grabitje e aktivitetit Kushtetues të një institucioni siç është Parlamenti.

Unë do ju kujtoja që në 2016 ne patëm diskutime jashtëzakonisht të mëdha përsa i përket Reformës në Drejtësi, por nuk u lejua që të bëhej asnjë veprim edhe pse numrat mund të ekzistonin, për të shkuar dhe për votuar ndryshimet kushtetuese në mënyrë të njëanshme që kishin të bënin me reformën në drejtësi, por u arrit qëllimi me 140 vota, me një konsensus të plotë, pra atë që nuk ka ndodhur asnjëherë.

Unë do ju kujtoja që në 1997 nëse e mbani mend PS ka pasur 115 deputetë edhe pse e kishte mundësinë për të miratuar paketën kushtetuese, pra për të miratuar Kushtetutën e re edhe pse i kishin 115 vota të cilat kishin dalë me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët shqiptarë, pra nuk ishte një Parlament ilegjitim si ky, por ishte një Parlament me 140 deputetë, me 115 deputetë të koalicionit të majtë të asaj kohe dhe shkuam në një referendum që është referendumi i famshëm i ‘98 për Kushtetutën e Shqipërisë. Dhe sot që kemi një Parlament sakat, një parlament i cili është jo vetëm i cunguar por dhe ilegjitim ne kemi përballë një njeri që në momente të caktuara, në fakt u them dhe gjithë kolegëve, më kënaq, më gëzon, duke njohur karakterin dhe tipin e zotit Rama.

Të fundit