Flash News

KRYESORE

Kryemadhi tregon skenarin e opozitës për të ndaluar PS-në të rivotojë ligjin për Teatrin: Do rrethojmë Parlamentin

Kryemadhi tregon skenarin e opozitës për të ndaluar PS-në

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se opozita nuk do të lejojë që mazhoranca të rivotojë ligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Ti bëjnë llogaritë mirë me rifutjen e ligjit për Teatrin në Parlamentin shqiptar. Rifutja e ligjit për Teatrin në Parlamentin Shqiptar nuk është më test provash, as nervash, as për opozitën as për mazhorancën. Është një gjë që nuk ka më ndalesë. Shqiptarët me në krye aktorë, gazetarë, qytetarë, politikanë nuk ndalen sepse Teatri është hapi i parë I grabitjes së pronës së shqiptarëve”, u shpreh Kryemadhi në rubrikën ‘Opinion’ në News 24.

E pyetur mbi aksionin konkret, kryemadhi tregoi se do të thirret një protestë rreth parlamentit për të penguar deputetët që të hyjnë.

“Do ti mbledhim njerëzit rreth e qark parlamentit që të mos guxojë të hyjë ai. Unë kam thënë, nuk do të dal si Kryetare Partie, do të dal si individ”, theksoi Kryemadhi.

Të fundit