Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Zgjedhjet e parakohshme janë shumë pranë, të ndezim motorët e fushatës

Kryemadhi: Zgjedhjet e parakohshme janë shumë pranë, të

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi këtë të diel një takim me strukturat në Tepelenë. Gjatë fjalës së mbajtur, Kryemadhi deklaroi sërish se zgjedhjet e parakohshme janë shumë pranë, ndaj kërkoi që të ndizen motorët e fushatës.

“Ditën e sotme së bashku me Vangjel Tavon, zhvilluam një takim organizativ me strukturat e LSI-së në Tepelenë.

Në këtë takim u zgjodh Kryetari i LSI-së në Tepelenë, ekonomisti Sefer Kanushi.

Tashmë që zgjedhjet e parakohshme janë shumë pranë, duhet të ndezim motorët e fushatës.

LSI forcën reale e ka te njerëzit dhe jo te emrat e përveçëm.

Gjendja ekonomike e vendit është e mjerë, pasi taksat rriten, të ardhurat për familjen shqiptare ulen dhe papunësia është rritur për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit qeveritar.

Rinia duhet të gjenerojë energji në Shqipëri, jo të marrë rrugët e emigrimit. Fermerët dhe blegtorët janë në qendër të programit të LSI. LSI është parti e fjalës së mbajtur. Duhet të punojmë që shqiptarët të bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit