Flash News

KRYESORE

Kryeministrat e BP mbledhje online me kancelarin Kurz dhe dhe komisionerin Varhelyi, i pranishëm edhe Rama

Kryeministrat e BP mbledhje online me kancelarin Kurz dhe dhe komisionerin

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor kanë zhvilluar një mbledhgje online me kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz dhe pjesëmarrjen e komisionerit për zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Prezent në këtë mbledhje virtuale ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, sipas të cilit diskutimi u fokusua në disa pika si:

🔴 garantimi i aksesit të vendeve të rajonit tonë në tregun europian për importet mjekësore gjatë luftës me virusin

🔴 plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave të luftës mbi biznesin e mbi punonjësit e sektorit privat, të detyruar të rrinë në shtëpi dhe kontributi i be për vendet e rajonit tonë në këtë reagim

🔴 mbledhja e këshillit europian javën e ardhshme, ku do të diskutohet edhe vendimmarrja për çeljen e negociatave për anëtarësim me shqipërinë dhe maqedoninë e veriut

🔴 shqipëria ka vepruar shpejt e saktë në marrjen e masave shtrënguese dhe ndërkohë që lufta vazhdon, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë.

Të fundit