Flash News

KRYESORE

Kryeministri australian paralajmëron rrezikun e konfliktit me Phenianin: Do ishte shkatërrimtar

Kryeministri australian paralajmëron rrezikun e konfliktit me Phenianin: Do

Konflikti “i nxehtë” mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shqetësuar edhe kryeminstri australian, Malcolm Turnbull, i cili ka paralajmëruar se një konflikt i tillë me tensionet në rritje është shkatërrimtar.

Këto deklarta krymeinstri australian i ka bërë pas deklaratave të kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, i cili tha dje se do të përgjigjej me “zjarr dhe zemërim” nëse Koreja e Veriut do të vazhdonte me kërcënimet bërthamore ndërsa Pheniani ka lajmëruar se është duke shqyrtuar një sulm me raketa kundër territorit amerikan të Guamit.

Gjatë një konference për shtyp, në Canberra, Turnbull u tha gazetarëve se e vetmja mënyrë për të ndaluar kërcënimet e Koresë së Veriut ishte “presioni maksimal ekonomik” duke mbështetur sanksionet reja të vendosura nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Të fundit