Flash News

KRYESORE

Kryeministri belg takon Ramën në Tiranë: Nuk kemi ende qëndrim zyrtar për hapjen e negociatave për Shqipërinë

Kryeministri belg takon Ramën në Tiranë: Nuk kemi ende

Kryeministri belg, Charles Michel, tha se vendi i tij nuk ka ende një vendim zyrtar sa i takon qëndrimit që do të mbajë në muajin qershor sa i takon rekomandimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Nuk mund të them tani një vendim zyrtar, Belgjika do të shprehet në qershor”, tha Michel në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Kryeministri beg u shpreh se gjatë takimit me Ramës u diskutua edhe sa i takon bashkëpunimit dypalësh ndërsa duke folur për çështjen e migracionit, ai tha se Belgjika e konsideron Shqipërinë një vend të sigurtë.

Nga ana e tij, Rama tha se diskutoi me homologun e tij sa i takon rekomandimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Biseda u përqendrua tek progresi i bërë në adresimin e prioriteteve kryesore që e lidhin Shqipërinë me destinacionin europian dhe diskutuam dhe për raportin dhe rekomandimin pa kushtet të Komisionit. Ndamë mendimin se me marrjen e rekomandimit nis një fazë e re për vendin”, tha Rama duke shtuar se e falënderoi edhe për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë.

Të fundit