Flash News

KRYESORE

Kryeministri bullgar Borisov: Serbia dhe Kosova duhet të bisedojnë që të gjejnë zgjidhjen

Kryeministri bullgar Borisov: Serbia dhe Kosova duhet të bisedojnë

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov ka këshilluar Serbinë dhe Kosovën që të ulen e të diskutojnë që të mund të gjejnë zgjidhjet për çështjet problematike.

Ai ndodhet në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që po mbahet në Bosnjë.

Kreu i ekzekutivit bullgar tregoi se edhe vendi i tij me Turqinë kanë probleme të caktuara, por që përfaqësuesit e të dyjave vendeve mbajnë takime.

Borisov shtoi se taksa të cilën Kosova e ka vendosur ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, i komplikon gjërat.

Sa i përket kritikave , të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç,në drejtim të tij, Borisov pyeti: “çfarë nuk kupton ai, çfarë nuk e ka të qartë”.

Ditë më parë, kryeministri bullgar tha se ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borrell, i emëruar si shef i politikës së Jashtme të BE-së, duhet të përfaqësojë qëndrimin e të gjithë bllokut, pavarësisht se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Daçiç reagoi dhe tha se deklarata e kryeministrit bullgar është “paturpësi”.

Të fundit