Flash News

KRYESORE

Kryeministri bullgar Borisov: Të ndërtohet Korridori i 8, përfiton i gjithë rajoni

Kryeministri bullgar Borisov: Të ndërtohet Korridori i 8,

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov mendon se Ballkani do të përfitojë shuam ekonomikisht nga ndërtimi i Korridorit të tetë. Deklaratën ai e bëri nga Zagrebi, në takimin me homologun kroat Andrej Plenkoviç.

“Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme të Bullgarisë, pasi është i rëndësishëm në arritjen e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në rajon. Ne e vlerësojmë angazhimin e bërë nga Presidenca e ardhshme Kroate për të vazhduar temën e filluar gjatë Presidencës sonë”, tha kryeministri Borisov.

Të dy kryeministrat e ripërsëritën se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është drejt BE-së. Gjithashtu, ata folën edhe për bashkëpunimin Kroaci-Bullgari.

“Ne ndajmë një interes të përbashkët për projektet e infrastrukturës rajonale. Prandaj, ne besojmë se ndërtimi i Korridorit të 8 të Transportit do të jetë i dobishëm për të gjithë rajonin, përfshirë Kroacinë, pasi ai do të sigurojë një rrugë alternative për në Detin e Zi dhe më tej, për në Rajonin Kaspik dhe Azinë Qendrore”, u shpreh Kryeministri Borisov.

Si Sofja, ashtu edhe Aagrebi akne mbështetur fort hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me unionin.

Të fundit