Flash News

KRYESORE

Kryeministri e mban fjalën: Në shtator nis taksa e pronës, apartamenteve, ja sa do të paguani...

Kryeministri e mban fjalën: Në shtator nis taksa e pronës,

Që nga shtatori taksapaguesve do t’ju shtohet edhe një tjetër taksë e cila vjen nga vendimi i qeverisë për të aplikuar një taksë të re për pronën, shtëpitë dhe tokat tuaja në të gjithë vendin. Pra, qeveria do të taksojë shtëpitë tuaja në bazë të një vlerësimi paraprak të vlerës së tregut. Por kategoritë e banesave sipas vlerës së tregut ende nuk janë të indeksueshme në mënyrë që qytetarët të informohen paraprakisht dhe procesi të jetë transparent.

Taksa do të aplikohet fillimisht si projekt pilot vetëm në disa qytete – Tiranë, Korçë dhe Fier.

Në Tiranë, qytetarët do të paguajnë 15 lekë për metër katror për apartamentet e ndërtuara para vitit 1993 dhe 30 lekë për metër katror për apartamentet e ndërtuara pas vitit 1993.

Në Korçë e në Fier taksat mbi banesën janë përkatësisht 10 dhe 12 lekë për metër katror.

Qeveria shqiptare pretendon se kjo është kërkesë e BE për të konsoliduar bazën e të ardhurave përmes tatimit dhe pretendon rritje të ardhurash në buxhet deri në katër mijë herë.

Të fundit