Flash News

KRYESORE

Kryeministri e ripërsërit se Kosova po gabon me Shengenin Ballkanin: SHBA e BE do marrin pjesë

Kryeministri e ripërsërit se Kosova po gabon me Shengenin Ballkanin:

Kryeministri Edi Rama e ka ripërsëritur edhe njëherë se Kosova po bën gabim që nuk po merr pjesë në takimin e radhës në Shqipëri për “Shengenin Ballkanik”.

Kreu i qeverisë tregoi se projekti ka ngjallur interes si në SHBA, ashtu edhe në BE, e pritet që të ketë të dërguar për ta ndjekur më nga afër takimin e Tiranës.

“Ne kishim rënë dakord që do të bënim këtë Samit në Durrës. Dhe koncerti përkon me një ditë përpara Samitit, ku nuk do të vijnë vetëm dy, presidenti dhe kryeministri i Serbisë. Do të vijnë të gjithë, Kosovën përsëri e kam ftuar. Do të vijnë nga SHBA, i dërguari special i SHBA-ve Matthew Palmer më ka shkruar personalisht dhe më ka kërkuar dy ftesa zyrtare, sepse do të dërgojë dy persona të posaçëm nga departamenti i Shtetit në mbështetje të këtij procesi. Do të vijnë nga Komisioni Evropian por akoma nuk kemi një konfirmim, nga Banka Evropiane. Do të vijnë të gjithë”-tha Rama në “Klan Kosova”.

Ai shtoi se këtë projekt e mbështesin që të gjithë.

“Nuk ka gjë më të gabuar sesa fitimtari (Kosova është fitimtari i luftës) të kthehet në humbës, të izolohet e të kërkojë madje edhe nga ne (që jemi miq bashkë) që të izolohemi. Çështja e Kosovës në raport me Serbinë, nuk mund të zgjidhet me kërcënim dhëmbësh, vetizolim. Por mund të zgjidhet vetëm duke folur. Nuk di unë ndonjë konflikt në këtë botë që zgjidhet pa folur.”

Rama ka kritika për kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti, për qëndrimin që po mban.

“Unë e di që në Kosovë bëhet politikë me mua. Unë ju them atyre që më tregojnë mua nuk kanë bërë asnjë punë akoma që janë zgjedhur të hapin pak horizontin. Mua nuk më ndal dot askush të më kompleksojë duke më bërë pis.

SHBA-të nuk do i kishim mbështetje dhe nuk do kishim bërë asnjë hap nëse ata nuk do të na nxisnin nëse edhe nga SHBA. Nëse ata do e shikonin me dyshim do na thoshin ‘stop një herë, se nuk është koha.’ Vjen njëri që ka fituar zgjedhjet në Kosovë dhe kujton se do shpëtojë botën dhe më thotë mua mos u ngut”

Të fundit