Flash News

KRYESORE

Kryeministri grek: Mbështesim negociatat me Shkupin dhe Tiranën, por me kushte

Kryeministri grek: Mbështesim negociatat me Shkupin dhe Tiranën, por

Ndërsa sot pritet edhe vendimi final nga liderët e BE në Bruksel, Greqia është shprehur pro nisjes së bisedimeve për anëtarësim me dy vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri grek, Kyriakos Micotakis thotë se Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por me kusht që të respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare që ata kanë nënshkruar , si dhe të drejtat e pakicave greke.

Për Ballkanin Perëndimor, Greqia është një shtyllë dhe një spirancë e stabilitetit. Ne mbështesim përparimin e fqinjëve tanë veriorë në anëtarësimin në Bashkimin Evropian, me kusht që ata të respektojnë plotësisht marrëveshjet ndërkombëtare që ata kanë nënshkruar, të jenë të angazhuar për zbatimin e ligjit dhe natyrisht të respektojnë të drejtat e pakicave greke”, shkruan protothema.gr, duke cituar kryeministrin grek, Kyriakos Micotakis.

Të fundit