Flash News

KRYESORE

Kryeministri Haradinaj dy festa në një ditë, bashkëshortja tregon çfarë bëri mbrëmë

Ditën e sotme Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj feston 50-vjetorin e tij të lindjes dhe veç kësaj edhe përvjetorin e martesës me bashkëshorten  Anita. Nga martesa e tyre 15-vjeçare çifti Haradinaj ka tre fëmijë Gjinin, Hanën, Trimin.

Anita ka bërë një postim në InstaStory ku shkruan se bashkëshorti ra në gjumë mbrëmë se nuk donte të merrej vesh ky rast.

Burri jem i ka bo 50 vjet! Ka ra me flejt se s’dojke me u marr vesh. Plus 14 vjet martesë!! Ama unë nejta me ja uru se shumë më pëlqejke”- ka shkruajtur ajo.

Më tej Anita ka publikuar një foto në Instagram duke i bërë dhe një dedikim të veçantë.

“Historite tona veshtire se mund t’i kuptosh nese nuk i ke provuar, sot edhe ndoshta mund t’a kemi flakur romantizmin tutje, por kemi 15-vjet bashke dhe sot festojme dy festa, sot kur ne jemi me shume se familje, me shume se te dashur, me shume se çift, sot jemi une ti dhe tre femije!!! Sot ne mos asgje perfaqesojme shume dashuri brenda botes tone te vogel me te mirat dhe te keqijat qe dashuria i ngerthen ne vehte!!! Gezuar Ramush Haradinaj!! Te duam shume Gjini, Hana, Trimi e une edhe ma shume!!! P.s vazhdoj me mendu qe jom ende dhurata ma e mire qe najhere e ke marre per ditelindje!! Perveq Ditelindjes, Gezuar edhe 15 vjet martese ( veshtire boll ama pune qefi burre”, shkruan Anita.

Të fundit