Flash News

KRYESORE

Kryeministri i del në mbrojtje deputetes: U bë objekt i një sulmi të vrazhdë politik

Kryeministri i del në mbrojtje deputetes: U bë objekt i një sulmi

Kryeministri Edi Rama, në një takim me përfaqësues të Partisë Socialiste, ka komentuar sulmin e djeshëm të PD në drejtim të deputetes Klotilda Ferhati.

Partia Demokratike, përmes deputetit Ervin Salianji, ka publikuar të dhënat e pasurisë së kompanisë së bashkëshortit të deputetes së PS-së, Klotilda Bushka Ferhati . Salianji tha se kompania në fjalë ka 10-fishuar të ardhurat që pasi në pushtet erdhi Edi Rama.

Rama u shpreh se Klotilda u bë objekt i një sulmi të vrazhdë politik, ndërsa shtoi se gjithçka bëhet për luftëra personale.

“Kur erdha këtu bëra një dallim në rreshtin që kalova dhe i dhashë një përshëndetje Klotildës, për arsye se dje në mbrëmje u bë objekt i një sulmi të vrazhdë politik, si rezultat i politikës të keqpërdorur për luftëra personale që vishen me politikë”, u shpreh Rama.

Të fundit