Flash News

KRYESORE

Kryeministri i Hungarisë paralajmëron BE-në: Emigracioni ka efekte përçarëse

Kryeministri i Hungarisë paralajmëron BE-në: Emigracioni ka

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka paralajmëruar vendet e Bashkimit Europian para zgjedhjeve parlamentare, se emigracioni ka efekte përçarëse.

Orban mbajti konferencën e parë për shtyp të vitit 2019 dhe e përdori këtë rast për të hequr një linjë të qartë mes ideologjive europiane.

“Në Bashkimin Europian do të ketë dy civilizime: njëri i përzierë, mysliman dhe i krishterë në Perëndim, e tjetri tradicional, europian i krishterë në qendër të Europës”, tha kryeministri hungarez.

Orban u shpreh se do të synojë arritjen e një shumice anti-emigracion në zgjedhjet parlamentare të bllokut, në muajin maj.

 

Të fundit