Flash News

KRYESORE

Kryeministri i Izraelit refuzon hyrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë në Hebron

Kryeministri i Izraelit refuzon hyrjen e vëzhguesve

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu ka refuzuar hyrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë në Hebron. “Ne nuk do të lejojmë një forcë ndërkombëtare të veprojë kundër nesh”, u shpreh Netanyahu.

Prania Ndërkombëtare e Përkohshme në Hebron ka analizuar kushtet në të cilat palestinezët jetojnë që nga viti 1994,  kur 29 palestinezë u vranë në shpellën e masakrës së Patriarkëve.  Stafi i saj raportonte për incidentet dhe konfliket, por nuk ndërhynte.

Qyteti i Hebronit ka një shumicë palestineze, por është pjesërisht i kontrolluar nga ushtria izraelite. Prania e vëzhgueve me staf dhe financim nga Italia, Norvegjia, Suedia, Zvicra dhe Turqia dhe bazohet në një marrëveshje dypalëshe midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, i rinovuar dy herë në vit.

Të fundit