Flash News

KRYESORE

Kryeministri i Kosovës del pozitiv me covid-19: Kam një kollë të lehtë

Kryeministri i Kosovës del pozitiv me covid-19: Kam një kollë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me covid-19.

Lajmin e ka bërë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se është mirë dhe aktualisht ka vetëm një kollë të lehtë.

Gjithashtu, pohon se deri në dy javët e ardhshme do të vijojë punën nga shtëpia.

“Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, shkruan Hoti.

Të fundit