Flash News

KRYESORE

Kryeministri italian Conte telefonon Ramën, i shpreh gatishmërinë për ta ndihmuar

Kryeministri italian Conte telefonon Ramën, i shpreh gatishmërinë

Kryeministri italian Giuseppe Conte, telefonoi homologun tij shqiptar, Edi Rama dhe i shprehu atij gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë, që u godit nga disa tërmete, më i forti prej të cilëve ishte 7.5 ballë.

Rreth 55 persona ngelën të plagosur pas lëkundjeve, ndërkohë që pati edhe shumë dëme materiale.

Ndërkohë Rama pret të kthehet në Shqipëri, pasi anuloi udhëtimin në Nju Jork, ku kishte planifikuar të merrte pjesë në takimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme kanë kaluar ndërkohë në gatishmëri.

Të fundit