Flash News

KRYESORE

Kryeministri italian Conte:Këtë verë nuk do qëndrojmë nëpër ballkone, nuk do të jetë një verë karantine por pushimesh

Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka dhënë një lajm të mirë për italianët – të cilët kanë kohë që po e presin duke qenë se janë pothuaj prej tre muajsh të karantinuar për shkak të pandemisë globale të koronavirusit.

Conte është shprehur duke thënë që këtë verë italianët nuk do të qëndrojnë nëpër ballkone:

“Këtë verë nuk do të qëndrojmë nëpër ballkone dhe bukuria e Italisë nuk do të mbesë në karantinë. Mund të shkojmë në det, në male, të shijojmë qytetet tona, por edhe nëse do ta bëjmë këtë gjë do të duhen rregulla dhe kujdes.”

Conte foli gjithashtu edhe për krizën ekonomike që ka shkaktuar pandemia e virusit vdekjeprurës COVID-19, ku theksoi se “Do të kemi një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe pasojat ekonomike do të jenë shumë të dhimbshme.”

Të fundit