Flash News

KRYESORE

Kryeministri kanadez: Zgjedhjet parlamentare mund të rrezikohen nga ndikimi rus, po marrim masa

Kryeministri kanadez: Zgjedhjet parlamentare mund të rrezikohen nga ndikimi

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare të 21 tetorit mund të influencohen nga ndikimi rus.

“Kemi parë gjatë viteve të kaluara një rritje të ndikimit të faktorëve të jashtëm në proceset demokratike, dhe kemi parë po kështu se prapa fushatave përçarëse kanë qëndruar shtete si Rusia”, deklaroi Trudeau. Sipas tij, Kanadaja po përpiqet t’i marrë masat në kohë.

Ministrja e Institucioneve Demokratike, Karina Gould është angazhuar me mënyra të ndryshme në mbrojtjen e zgjedhjeve dhe garantimin që vota do të vendoset nga kanadezët.

Një prej tyre është krijimi i një grupi prej 5 nëpunësish të lartë publike, të cilët do të verifikojnë me kujdes për akte dashakeqe gjatë fushatës dhe zgjedhjeve federale.

 

Të fundit