Flash News

KRYESORE

Kryeministri i Kroacisë: Vetëvrasja e gjeneralit në Hagë tregon se u bë padrejtësi ndaj 6 kroatëve

Kryeministri i Kroacisë: Vetëvrasja e gjeneralit në Hagë

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq ka thirrur konferencë urgjente për gazetarët për të komentuar dënimin dhe vdekjen e ish-gjeneralit kroat, Slobodan Parljak që u dënua me 20 vite burg për krime lufte në Gjykatën e Hagës, i cili bëri vetëvrasje gjatë leximit të vendimit duke pirë helm në seancë dhe vdiq më vonë në spital.

Kryeministri kroat ka thënë se Qeveria kroate shpreh keqardhje për dënimin dhe rikujtoi për ndihmën dhe mbështetjen që Kroacia i dha Bosnjës kur ata u sulmuan nga forcat serbe, shkruan “Jutarnji.hr”, transmeton Express.

“Ushtria kroate ishte në bazë të marrëveshjes me armatën e Bosnjës dhe kështu parandaluan gjenocidin. Kroacia ishte në aleancë me Bosnjën për të çliruar shumë fusha dhe në këtë mënyrë ka ofruar strehim për qindra mijëra refugjatë nga Bosnja dhe Hercegovina, pavarësisht nga nacionaliteti i tyre”, tha Pletkoviq në konferencë për media.

Kryeministri kroat ka thënë se vetëvrasja e Slobodan Parljak tregon se u bë padrejtësi ndaj gjashtë kroatëve.

“Vetëvrasja e tij ishte mënyra më e mirw pwr tw  folur pwr  padrejtësistë morale për gjashtë kroatë”, ka thënë kryeministri Pletkoviq.

Ai ka thënë se është absurde se si deri tani nuk ka asnjë përgjegjës nga shteti serb për krimet e kryera.

Praljak është një ndër 6 kroatët që po gjykohen në Tribunalin e Hagës, për krime luftë në Bosnje e Hercegovinë. Ai i ishte bashkuar ushtrisë kroate vullnetarisht kur nisi lufta në Jugosllavi në vitin 1991.

 

Të fundit