Flash News

KRYESORE

Kryeministri malazez ndan të njëjtin mendim me Merkel: Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan

Kryeministri malazez ndan të njëjtin mendim me Merkel: Nuk ka ndryshim

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markovic ka zhvilluar një takim me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Pas takimit, në faqen zyrtare të kryeministrisë në Mal të Zi ka shkruar se nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan.

“Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan”, thuhet qartë në njoftimin e Qeverisë së Malit të Zi në Tëitter.

Kujtojmë se pak ditë më parë kancelarja gjermane është shprehur kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan. Deklarata erdhi pas diskutimeve në Prishtinë dhe Beograd mbi mundësinë për korrigjim të mundshëm të kufijve nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç.

Të fundit