Flash News

KRYESORE

Kryeministri në Gjirokastër, pritet me protesta dhe me pankarta “Rama ik”

Kryeministri Edi Rama gjendet në Gjirokastër në kuadër të ciklit kombëtar “Bashkia që Duam”. Atje është pritur me protesta nga simpatizantë të PD, me në krye deputetin Tritan Shehu, të cilët kanë bllokuar rrugën.

Simpatizantët e  Partisë Demokratike janë rreshtuar në rrugën që pritet të kalojë kryeministri me parulla dhe thirrje “Rama ik”.

Policia ndodhet në rrugë për të mundësuar kalimin e Ramës, me qëllim shmangien e përplasjes me simpatizantët.

Të fundit