Flash News

KRYESORE

Kryeministri në “Qyteti Studenti” pa studentë, deputeti: Dialog apo monolog ky?!

Kryeministri në “Qyteti Studenti” pa studentë, deputeti:

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në “Qyteti Studenti” ku ka monitoruar punimet në disa prej godinave. Mirëpo, kryeministri dhe shoqëruesit e tij kanë zgjedhur ta bëjnë sot vizitën pa praninë e studentëve, të cilët kanë marrë pushimet.

Është deputeti Tritan Shehu ai i cili ka reaguar ndaj Ramës, i cili shkruan se kryeministri ka realizuar vizitën, me kushtin që të ishte pa studentë.

“Kryeministri “viziton” Qytetin e Studenteve...por vetem sot kur studentet jane larguar!

Krejt bosh ky “qytet” simbol keto dite, vetem Kryeministri e shoqeruesit e tij.

Sic duket ka frike ta pesoje aty si Adil Carcani me 1990-ten.

Mbasi mori ne universite te ndryshme mesazhe te ngjashme me ato qe moren Muho Asllani, Lenka Cuko etj ne ato vite, vjen ne kete ”Qytet”, por vetem me nje kusht, te ishte pa studente!

Dialog apo monolog ky?!”, shkruan Shehu.

Të fundit