Flash News

KRYESORE

Kryeministri për përgjegjësit: Do të ndëshkohen njerëzit që kanë tejkaluar kuadrin ligjor

Kryeministri për përgjegjësit: Do të ndëshkohen

Edi Rama, po ashtu ka kërkua nga ambasadorët e huaj ndihmë për skuadra specifike nga vende të tjera për të investiguar për të kuptuar problemet dhe për të ndëshkuar përgjegjësit.

"Njerëzit duhet të ndëshkohen, ata që janë përgjegjës. Për këtë hetim mjaft specifik dhe të vështirë do e vlerësonim ndihmën tuaj. Që tani një ekip ka filluar të investigojë."

Rama u shpreh se do të ndëshkohen të gjithë ata njerëz që kanë tejkaluar kuadrin ligjor dhe theksoi se ndihma kërkohet për investigim administrativ dhe jo penal pasi duhen prova më parë që më pas t`i dërgohen SPAK-ut:

"Nuk është hetim penal bëhet fjalë për hetim administrativ për përgjegjësitë. Nëse do kemi fakte këtë ja paraqesim SPAK-ut dhe ata përcaktojnë përgjegjësinë për këdo."

Të fundit