Flash News

KRYESORE

Kryeministri për Shengenin ballkanik: Faktet dhe historia do të më gjykojnë

Kryeministri për Shengenin ballkanik: Faktet dhe historia do të

Kryeministri Edi Rama tha se punën e tij për krijimin Shengenit Ballkanik do ta gjykojnë faktet dhe historia. Ai shtoi se ata që mendojnë se fitojnë pikë duke e sulmuar në Kosovë, gabojnë.

“Nëse dikush mendon në Kosovë se fiton pikë duke më sulmuar mua, nuk më rezulton. Le ta bëjë. Është e përkohshme. Janë pikë i merr era. Nuk ngulen dhe nuk kthehen në pikën e mbështetjes në kohës së duhur. Ajo që duhet të bëjë një udhëheqës është të shohë dhe të udhëheqë edhe me koston që në momentin e parë. u bëra tradhtar kur shkova në Beograd dhe u ktheva si hero. Nuk jam as tradhtar dhe as hero. Jam thjesht një njeri që e kam shumë seriozisht këtë punë që kam marrë përsipër dhe do e bëj me gjithë kokëfortësinë që kam. Pastaj do të më gjykojnë faktet, njerëzit, historia. S’ka problem”, tha Rama gjatë takimit me gazetarët shqiptarë në Ohër.

Gjithashtu ai tregoi arsyen se përse i ka kursyer së fundmi daljet e tij publike.

“Lidhur me ligjin special shumë shpejt ne do ta bëjmë publik dhe më lejoni të mos nxjerr ende detaje. Kjo është edhe një arsyet e mungesës sime të zakonshme në publik. Kemi punuar me një grup të gjerë pune, me partnerë ndërkombëtarë dhe kemi grupuar shumë eksperienca botërore dhe kam vendosmërinë të hyjmë në një luftë të pa njohur më parë kundër krimit të organizuar dhe të marrim masa kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të grupit KÇK”, tha kreu i qeverisë shqiptare.

Të fundit