Flash News

KRYESORE

“Kryeministri piktor sfidon presidentin”, Rama për La Stampa: Meta nënshkroi vetëvrasjen, unë jam në modë, bëj tendencë

“Kryeministri piktor sfidon presidentin”, Rama për La Stampa:

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën prestigjoze italiane, La Stampa, ku  përveç zgjedhjeve të 30 qershorit dhe dekretin e presidentit Meta, ai ka komentuar edhe veshjen e tij.

Për mënyrën e veshjes së tij ditën e votimeve, Rama tha se ishte i pari që kombinoi atletet me kostum dhe sot është kthyer në modë.

Më kanë kritikuar pasi votova i veshur me një xhaketë elegante dhe pantallona të shkurtra me çorape. Kujtohuni që kam qenë i pari që kam veshur atlete me kostum. Sot jam në modë: bëj tendencë”, u shpreh Rama.

Për sa i përket zhdekretimit të 30 qershorit nga Meta, kryeministri tha se me këtë akt ai firmosi vetëvrasjen e tij.

Po zhvillohet një procedurë ‘impeachment’ për Illir Metën, do të shkarkohet nga Parlamenti për shkelje të rëndë antikushtetuese. Duke mbështetur bojkotimin e zgjedhjeve, dekretoi vetëvrasjen e tij politike duke shoqëruar drejt harakirit të gjithë opozitën”, tha Rama për La Stampa.

Të fundit