Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kryeministri polic civil: mesazhet e gabuara të një spoti elektoral
Artan Fuga
Spoti elektoral i ri tregon një drejtues veture që kalon ndërkohë që semafori është në dritë të kuqe! I ve gjobë drejtuesit të automjetit vetë zoti kryeministër, Edi Rama. I cili tregohet i vendosur përkundrejt lutjeve të shoferit në gabim sepse sikurse thotë në spot me ato gjoba ai bën spitale, shkolla, paguan pensione, a të tjera financime publike.
Përkundrejt misionit të spotit për të promovuar kryeministrin, dhe paraqitjen e tij elektorale si edhe për të përballuar ndoshta një opinion që e kritikon se ka qenë fort ndëshkues, apo edhe për të treguar dëshirën pozitive që ndëshkimin ta shndërrojë në krijim, spoti jep mesazhe të tjetërsuara që e dëmtojnë besoj unë edhe imazhin kryeministror, por mbi të gjitha spoti jep mesazhe elektorale që janë të "frikshme" dhe aspak pozitive, që në një farë mënyre dëshmojnë për koncepte estetike dhe marketingu të gabuara të realizuesve të spotit.
Pse:
- Ka një konfuzion simbolik në thelbin e spotit të mësipërm. Zoti Edi Rama ka një identiet simbolik të konfuzuar aty: është polici? Eshtë lideri i forcës politike që ka qeverisjen? Apo është një personazh që bart si personazh publik logon e dikujt tjetër? Ta zemë sikurse mban aktori i madh Reshat Arbana logon e Sigalit, por nuk është as vetë Sigali, as drejtuesi i tij !
Pra ngatërrohet në konceptimin krijues personazhi publik Edi Rama dhe kryeministri Edi Rama, që sigurisht si i tillë nuk ka për funksion, dhe as të drjejtë të vendosi gjoba shoferëve të eksituar dhe gjysëm rrota si ai i spotit. Ka shkelur ligjin duke vendosur gjoba për të zbatuar ligjin.
- Pikërisht këtu fillon një problem tjetër. Si kryeministër, kushdoqoftë, a ka të drejtë të mbledhi gjoba në rrugë? Se po të ishte kështu, gjoba rrugëve do të na vinte edhe kryetari i bashkisë, edhe ministri i brendshëm, edhe drejtori i policisë, pra të gjithë personat që përbëjnë hierarkinë mbi policin rrugor? Këtë shtet do të ndërtojmë ne? Kështu konceptohet shteti pas 25 qershorit? Ku cdo funksionar administrativ nëpërmjet një aksioni direkt kapërcen të gjitha hierarkitë administrative dhe shkon bën detyrat që ligja ia ngarkon shkallëve më të ulta të punonjësit publik? Kështu "do t'ua vjedhin kompetencat" vartësve pushtetarët tanë në katër vitet e ardhëshme? Këtë do të thotë spoti?
- Aq më shumë që kryeministri na paraqitet pa uniformë. Kuptohet që policia duhet të ketë uniformë se pastaj do të na ndodhi si me ata hajdutët që hiqeshin si policë dhe vidhnin ose abuzonin me popullsinë civile. Forcat e rendit duhet të paraqiten dhe të identifikohen përndryshe nëse civilët do të ndodhen para njerëzve anonimë, krijohet kaos dhe frikë. Të paktën krijuesit e spotit ta kishin paraqitur kryeministrin të veshur polic. Shoferi pas e pa se ishte një civil që e kishte ndaluar, në vend t'i thoshte : "E Edo!", do të duhej të kishte dhënë gaz e të ikte sepse kur të ndalojnë civilë në rrugë dhe hiqen si policë, dije se je në rrezik dhunimi, rrëmbimi, vjedhjeje, a një akti tjetër jo fort të këndshëm.
- Argumenti që jep kryeministri duke mos u tutur nga lutjet për të vendosur gjobën është se me ato lekë ai donte të ndërtonte kopshte, shkolla, spitale, etj. Jo nuk është ky funksioni i parë i ndëshkimit të shkeljeve ligjore ose administrative. Aplikimi me rigorozitet i ligjit ka për qëllim të edukojë dhe detyrojë qytetarin t'i nënshtrohet detyrave të tij dhe të respektojë të drejtat e tij dhe të të tjerëve. Zbatimi i ligjit dhe drejtësia ka si qëllim kryesor sigurinë publike dhe garantimin e të drejtave qytetare, aspak nxjerrjen e financimeve qoftë edhe për aktivitete të dobishme të shtetit.
Spoti e ka ngatërruar keq filozofinë dhe ekonominë e ligjit.
Kjo e dyta, nxjerrja e fitimeve nga ndëshkimet, është një derivat krejt anësor dhe pa peshe. Sepse e kundërta do të na çonte drejt një qëllimi pervers të zbatimit të ligjit. Shteti do të uronte të kishte sa më shumë shkelje ligjore për të mbledhur sa më shumë parà. Mos kemi një thirrje : Shkeleni ligjin sa më shumë se ne atë duam që të "qethim" sa më shumë parà? E frikshme nëse është një strategji e pandërgjegjshme për katër vitet e tjera!
- E "frikshme" sepse autorët e spotit si duket nuk ja kanë fare haberin nga menaxhimi racional dhe pragmatik i buxhetit publik. Kur personazhi thotë se do marr taksat për të financuar spitale, shkolla, etj., kjo nënkupton se buxheti publik trajtohet në gojën e tij si një thes i madh ku pasi paratë mblidhen shpërndahen me voluntarizëm në degë të ndryshme. Fut dorën në thesin e parave publike dhe shpërrndaje ku mundesh. Unë e kuptoj kalimin e flukseve financiare nga një fushë te tjetra, por nga ana tjetër cdo degë duhet të ketë qëllim të financojë dhe vetëzhvillojë veten e vet. Përndryshe ideja e rendimentin financiar të cdo aktiviteti publik bie në zero. Kështu vepronte ekonmia-shtet, por nuk mund të veprojë ekonomia publike ku agjencitë e saj duhet të udhëhiqen nga vlerat e vetëfinancimit, e rendimentit, e llogarisë, e konkurrencës së moderuar, e iniciativës të elitave menaxheriale publike, etj.
Unë uroj nga zemra që ato koncepte të menaxhimit të buxhetit publik që shohim në spot të jenë të krijuesve të spotit, hajde edhe të ndonjë politikani që nuk merr vesh fare nga ekonomia, dhe të mos jenë edhe ato të kryeministrit tim në katër vitet e ardhëshme, kushdo qoftë ai.
Ja pse mesazhet e spotit janë me impakt negativ.
Ja pse agjencia që ka krijuar spotin i ka marrë lekët kot.
Ja pse ai spot duhet kritikuar dhe mundësisht të hiqet nga qarkullimi sepse ka mesazhe krejt negative që opozita mund t'i përdori për të thënë : ja cilat janë rrënjët e dështimeve tona ekonomike dhe administrative! Pikërsiht ato që lëvdo spoti, duhen kritikuar!
Dhe prandaj them se krijuesit e spotit kanë keqpërdorur edhe z. Edi Rama atje duke e përdorur si aktor!
Vec nëse spotin e mësipërm e ka financuar vetë opozita ose LSI si marketing elektoral negativ ndaj kundërshtarit!
Gjithsesi si rast studimi në lëndët e marketingut mediatik është i përkryer për ta analizuar të paktën gjatë një semestri dhe për t'u mësuar studentëve sesi një agjenci marketingu nuk duhet ta bëjë një spot elektoral!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38