Flash News

KRYESORE

Kryeministri pritet me thirrjet “Rama ik” edhe në Mallakastër

Kryeministri pritet me thirrjet “Rama ik” edhe në

Kryeministri Edi Rama u prit me protesta dhe thirrjet “Rama ik” edhe në Mallakastër, në takimin me elektoratin socialist. Kanë qenë me qindra personat, të cilët kanë kërkuar që ai të largohet nga qeveria, duke e konsideruar  përgjegjës për situatën aspak të mirë që vendi po kalon.

Bashkia e Mallakastrës prej dy mandatesh drejtohet nga Partia Demokratike, me kryebashkiak Agron Kapllanajn. Ndërkohë që në qytet ka pasur me dhjetëra forca policore, të ngarkuara për të shmangur incidente të mundshme.

Më herët, ndërsa kishte hyrë në Patos, për të zhvilluar takimin elektoral të radhës, me qindra ishin qytetarët të cilët po e prisnin për t’i treguar kundërshtinë e tyre për mënyrën se si po e menaxhon vendin dhe për krizën aktuale në të cilën Shqipëria ndodhet.

Të fundit