Flash News

KRYESORE

Kryeministri quajti Nuhun horr, Bylykbashi: Rama ka trajnuar "deputetët" e krimit

Kryeministri quajti Nuhun horr, Bylykbashi: Rama ka trajnuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama në drejtim të nënkomisarit Emiljano Nuhu. Sipas Bylykbashit, Nuhu është oficeri kurajoz i trajnuar nga agjensitë e specializuara amerikane për t'u infiltruar dhe shkatërruar ‎bandat dhe organizatat kriminale, duke rrezikuar jetën e tij dhe të familjes së tij.‎

Bylykbashi shtoi se kryeministri, që e quan Nuhun "horr", ka trajnuar një çetë kriminelësh për t'u bërë "deputetë" të krimit me dhunë, presion dhe shitblerje vote dhe për t'i infiltruar në Parlament.

Postimi i Bylykbashit:

I infiltruari‎

Emiliano Nuhu, oficeri i policisë kurajoz, i trajnuar nga agjensitë e specializuara amerikane për t'u infiltruar dhe shkatërruar ‎bandat dhe organizatat kriminale, duke rrezikuar jetën e tij dhe të familjes së tij.‎

Edi Rama, kryeministër, që e quan Nuhun "horr" dhe kërcënon se do t'i vihet këmba këmbës, ka trajnuar një çetë kriminelësh për t'u bërë "deputetë" të krimit me dhunë, presion dhe shitblerje vote dhe për t'i infiltruar në Parlament.‎

Kjo është banda që na qeveris sot e që duhet shporrur!

 

Të fundit