Flash News

KRYESORE

“Kryeministri Rama i marrë peng nga biznesi, deklarata e Nikolin Jakës e turpshme”

“Kryeministri Rama i marrë peng nga biznesi, deklarata e Nikolin

Politologu Afrim Krasniqi ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me protestën e banorëve kundër vendosjes së taksës në Rrugën e Kombit. I ftuar në emisioni “Tonight” në televizioni “Ora News”, Krasniqi tha se në këtë rast kryeministri Rama është marrë peng nga biznesi, ndërsa theksoi se është e pa tolerueshme të injorosh qytetaret deri në këtë pikë.

“Këshilli Bashkiak i Kukësit ka dy vjet që ka bërë letër zyrtare, dy vjet që kanë thënë jemi kundër. Janë mbledhur të gjithë partitë dhe askush nuk u ka kthyer përgjigje, por ju kanë dërguar policinë, ju kanë mbledhur taksën dhe madje është paguar dy ditë taksa dhe u është thënë mbyllni gojën. E gjithë kjo situatë ka përgjegjësi politike. Të vetmit që nuk flasin janë kompanitë që janë dëmtuar dhe kryeministri merr në dorë biznesin. Nuk bëhet fjalë për raport kryeministër-biznes, por për peng-marrje të kryeministrit nga biznesi. Është e pamundur të injorosh qytetarët e tu në këtë lloj forme”.

Lidhur me deklaratën e kreut të Dhomës së Tregisë, Nikolin Jaka, i cili pohoi gjatë ditës së sotme se akti i banorëve të Kukësit ishte vandal, Krasniqi ka pohuar se Jaka ka konflikt interesi dhe se kjo shoqatë ka humbur lidhjet me realitetin.

Ata janë partner në biznes dhe janë në konflikt interesi. Ka qenë një nga deklaratat që të zhduken memoria historike sepse të flasë një nga dhomat e biznesit më keq se zëdhënësi i një qeverie që ka humbur lidhjet me realitetin është paradoks i madh. Shihni listën e të arrestuarve. Mbi 5 veta janë 60 vjeç. Sjellja e krizës në Tiranë është e gabuar. Në Kukës ka hyrë politika dhe kur hyn politika e baltos. Imagjinoni që shoqëria civile del e proteston dhe i bën padi shoqërisë civile. Vetëm më 21 Janar ka ndodhur kjo gjë. Është paradoks ta bëjë kjo qeveri”, ka përfunduar Krasniqi.

Të fundit