Flash News

KRYESORE

Kryeministri Rama kundër autoriteteve greke: Policia bëri detyrën, qëndroni larg marrëzive ekstremiste

Kryeministri Rama kundër autoriteteve greke: Policia bëri

Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar reagimin e Ministrisë së Jashtme greke, e cila theksonte se vrasja e një personi është e papranueshme, pavarësisht çdo rrethane.

Në një reagim në ‘Twitter’, Rama shkruan se policia ka bërë detyrën e saj dhe njëkohëisht iu kërkon autoriteteve greke të bashkohen me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste.

“Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”.

Sipas policisë, 35-vjeçari grek, Kostandinos Kaçifa u ekzekutua mesditën e sotme nga Forcat RENEA, pasi hapi zjarr për 30 minuta dhe nuk pranoi të dorëzohej përkundër thirrjeve të tyre.

Të fundit