Flash News

KRYESORE

Kryeministri Rama për shitësit ambulantë: Mbijetesa e tyre po pengon rritjen dhe fitimet e kompanive

Kryeministri Rama për shitësit ambulantë: Mbijetesa e tyre po

Nga hotel ‘Plaza’ në Tiranë, kryeministri Edi Rama foli për ndryshimet e Kodit Penal dhe masat e marra për sigurinë ushqimore në Shqipëri. Në takimin ku të pranishëm ishin biznesmenë dhe prodhues shqiptarë, kryeministri Rama u ndal gjatë fjalës së tij, në një hapësirë të konsiderueshme, edhe tek shitësit ambulantë në rrugët e qyteteve.

Përveç faktit, sipas tij, që produktet e këtye personave rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, Rama theksoi se ata rivalizojnë me pa të drejtë edhe kompanitë serioze dhe bizneset e mëdha, siç janë ato të bulmetit, etj.

Sipas Ramës, kjo kategori njerëzish, ndonëse mbijeton nëpërmjet kësaj mënyre të shitjes, refuzon të pranojë logjikën e sistemit që kemi zgjedhur dhe pengon kompanitë të fitojnë më shumë.

“Zgjidhja asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë të mbyllim sytë dhe ta lëmë të kalojë gjënë ne emër të faktit që dikush po shet në rrugë për bukën e gojës. Së pari, marrim pjesë në kërcënimin e shëndetit që po i bëhet atyre që e konsumojnë atë produkt dhe së dyti, nuk e shtyjmë atë kategori individësh të mendojë ndryshe, të futet në një sistem tjetër organizimi dhe të fitojë më shumë në fund të ditës. Të dalë nga rrethi i vicioz i mbijetesës, prodho te shtëpia, fut në shishe plastike dhe shit te rruga. Nuk ka shans tjetër që të prodhohet asgjë përveç varfërisë.

Ka edhe një element tjetër po kaq të rëndësishëm. Nuk rriten dot ashtu siç duhet, në mënyrë të shëndetshme, kompanitë serioze, biznesi i vogël, i mesëm dhe i madh në të gjithë këtë sektor nëse nuk garantohet siguria, pasi pasiguria stimulon konkurrencën e paligjshme, të pandershme. Konkurrohen padrejtësisht dhe pengohen që të jenë pjesë e një sistemi rregullash. Kjo nuk i shërben as rritjes së kësaj ekonomie dhe as rritjes së standardeve të sigurisë.

Një mbijetesë njerëzish në një kategori që refuzon të pranojë pas 30 vitesh logjikën e sistemit që kemi zgjedhur, nuk mund të preferohet në emër të keqardhjes, në raport me domosdoshmërinë ku të kemi një sistem që edhe ata që janë në ciklin e mbijetesës prej 30 vitesh (kompanitë), të mund të fitojnë më shumë.”

Kreu i Qeverisë deklaroi gjithashtu se prodhuesit që përdorin lëndë të rrezikshme në ushqime dhe rrezikojnë konusmatorët do të dënohen me 15 vite burg, në bazë të ndryshimeve që do të bëhen në Kodin Penal.

Të fundit