Flash News

KRYESORE

Kryeministri Rama: Pse televizionet shqiptare raportojnë për aksidentin në Guatemala?

Kryeministri Rama: Pse televizionet shqiptare raportojnë për

Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, e shqetëson fakti se si televizionet ndërtojnë edicionet e tyre informative. Në mitingun e organizuar në qytetin e Durrësit, Rama tha se mediat transmetojnë vetëm lajme stresuese dhe nuk i kushtojnë vëmendje sukseseve të qeverisë.

“Pse një televizion kombëtar duhet të japi lajmin se një autobus është përplasur në Guatemala. Sa autobusa përplasen çdo ditë në botë. Po pastaj? Për të mos folur për lajmet që jepen çdo ditë, ra një tjegull në fshat dhe tjegulla i ra në kokë të moshuarës dhe e moshuara është jashtë rrezikut për jetën. Vetëm te lajmet që krijojnë stres”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, mediat nuk kanë raportuar për deklaratat e Bankës Botërore se Shqipëria është e para në rajon për uljen e papunësisë.

Të fundit