Flash News

KRYESORE

Kryeministri Rama shpërblen gruan e ‘njeriut të Metës’ që i organizoi 'darkën e gabuar' në Berlin

Kryeministri Rama shpërblen gruan e ‘njeriut të

Kryeministri Rama ka firmosur emërimin e Xhoana Lilajt, me profesion juriste, si anëtare të Këshillit Drejtues të AKEP-it, institucion që drejtohet nga Ilir Zyla.

Caktimi i saj në këtë pozitë, duket më shume si një shpërblim për kontributin qe bashkëshorti i saj, Dorian Duçka, pati në organizimin e ‘darkës së gabuar’ të kryeministrit me disa deputet gjerman në Berlin, [edhe pse ajo u bokotuar prej tyre], duke qenë se është anëtar në klubin e famshëm berlinez i cili nuk lejon klientë të tjerë përveç abonentëve vjetorë.

Duçka, njihet po ashtu edhe për raportet e ngushta me presidentin Meta, teksa ka shërbyer edhe si ish-zv/ministër i Industrisë dhe Energjisë në periudhën 2013-2015 në qeverinë Rama-Meta.

Më pas ai ka kaluar në sektorin privat ndërkombëtar duke shërbyer si këshilltar i jashtëm për Investimet për Kryeministrin Rama që prej vitit 2016, sipas 'woldpolicyconference'.

Duçka ka mbajtur një post edhe gjatë qeverisjes Berisha-Meta si Drejtor i Integrimit Europian në ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë (2009-2013). Ai ka patur një përvojë pune edhe me TAP-in, si Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projekteve .

Profili i Duçkës, ai i një njeriu që ka punuar në ato që në administratën shqiptarë konsiderohen si vende të lakmuara dhe lidhjet e tij me sektorin privat ndërkombëtar me sa duket e kanë shtyrë kryeministrin Rama t’ia ‘’rrëmbje’ ish-aleatit të tij Meta njeriun e afërt.

Të fundit