Flash News

KRYESORE

Kryeministri Rama te ura e Mifolit: Jemi në gatishmëri. Prioritet të mos humbim jetë njerëzish. Falenderoj Bashën...

Kryeministri Rama te ura e Mifolit: Jemi në gatishmëri. Prioritet

Kryeministri Edi Rama ndodhet në urën e Mifolit, në rrugën nacionale Vlorë-Fier, ku në orët në vijim pritet që lumi Vjosë të dalë nga shtrati duke rrezikuar një katastrofë të njëjtë si ajo e vitit 2015.

I shoqëruar nga ministra dhe kryebashkiakë, Rama theksoi se autoritetet janë në gatishmëri të plotë dhe me rëndësi është që të mos ketë humbje jete.

Kryeministri kërkoi evakuimin e banorëve të zonave që rrezikohen nga përmbytjet dhe bashkëpunimin me autoritetet.

Ai falënderoi edhe kryeopozitarin Lulzim Basha për gatishmërinë e treguar mbrëmjen e djeshme për të mbyllur më herët seancën e Kuvendit, në mënyrë që qeveria dhe opozita të ishin pranë qytetarëve në këtë situatë të rënduar.

Të fundit