Flash News

KRYESORE

Kryeministri Rama zyrtarizon ditën e krijimit të qeverisë së re…

Kryeministri Rama zyrtarizon ditën e krijimit të qeverisë së

Kyeministri Edi Rama ka shpallur më në fund ditën e krijimit të qeverisë së re. Gjatë takimit me diplomatët kryeministri tha se “Pas shpalljes së Qeverisë së re, të dielën, do t’i kërkoj Ministrit të ri që të bëjë një takim me ju për të biseduar në funksion të rolit që do marrë menjëherë shërbimi i jashtëm në ekonominë e vendit”.

Hamendjet se kur do krijohet qeveria e re Rama u ka dhënë fund gjatë këtij takimi, ku është shfaqur mjaft i revoltuar me punën e ambasadorëve shqiptarë nëpër botë.  Në një takim “live” me ambasadorët te Ministria e Jashtme, Rama është shfaqur i mjaft i acaruar me nivelin e shërbimit të jashtëm. Madje, kryeministri nuk është treguar aspak i kursyer, duke i cilësuar edhe diplomatë “delenxhi” dhe se deri tani nuk kanë bërë më shumë se sa “një vrimë në ujë”.  

Qeveria e re që Rama do krijojë të dielën, do të jetë, me sa duket, pa ministrin aktual Ditmir Bushati dhe me struktura të tjera më efikase. Rama ka premtuar një kabinet më ët vogël dhe më efikas, pjesë e premtimeve të tij në fushatë.

 

 

Të fundit