Flash News

KRYESORE

Kryeministri Ramush Haradinaj viziton nesër Tiranën, zbardhet axhenda

Kryeministri Ramush Haradinaj viziton nesër Tiranën, zbardhet axhenda

Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj do vizitojë nesër Tiranën, për herë të parë që pas marrjes së detyrës së re. Haradinaj do të pritet në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave, ku do të zhvillohet ceremonia ushtarake e mirëseardhjes.

Në orën 10:05, Haradinaj do të ketë takim me homologun Rama dhe më pas një takim dypalësh mes delegacioneve.

Në orën 11:00, do të zhvillohet takimi inaugural i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, nën kryesinë e dy Kryeministrave.

Më pas në orën 11:30, dy Kryeministrat do të kenë një Konferencë të përbashkët për shtyp.

 

Të fundit