Flash News

KRYESORE

Kryeministri shqiptar mbledh qeverinë që në 07.00 të mëngjesit, zbardhen porositë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një mbledhje me zëvendësministrat e tij që në orën 07.00 të mëngjesit të sotëm.

Takimi është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës, ndërsa Haradinaj pritet të flasë lidhur me raportet e dorëzuar nga vetë zv/.ministrat për punën e tyre në ministritë përkatëse.

"Jemi në një periudhë që ka peshë për vendin dhe na duhet angazhimi i çdonjërit që punët e mëdha të përmbyllen.

Mëngjesin e sotëm kam pritur në takim pune zëvendësministrat në Qeverinë e Republikës së Kosovës, për të diskutuar rreth angazhimit të tyre institucional. Nga raportet e pranuara nga zëvendësministrat për këta muaj shihen rezultate të matshme, dëshmi që secili ka rol dhe përgjegjësi në dikasteret përkatëse.

Zëvendësministrat i ftova për angazhim maksimal, në mënyrë që këtë vit ta përmbyllim me sukses dhe të mos dështojmë në rrugëtimin tonë drejt familjes europiane", u shpreh Haradinaj. 

Pak ditë më parë, Haradinaj ka pranuar shumicën e raporteve të kërkuara për të përkujtuar që në Qeverinë e Kosovës janë të punësuar mbi 80 zëvendësministra, numri i më i madh që ka pasur ndonjëherë qeveria e Kosovës.

 

Të fundit