Flash News

KRYESORE

Kryeministri suedez humb votëbesimin në Parlament

Kryeministri suedez humb votëbesimin në Parlament

Kryeministri i Suedisë, Stefan Löfven humbi votëbesimin në Parlament. Kush do të jetë në të ardhmen kryeministri i ri nuk është e sigurt. Populistët e djathtë mund t’i ndihmojnë konservatorët për të ardhur në pushtet.

Një shumicë në Parlamentin e Suedisë i hoqi besimin kryeministrit Stefan Löfven. Konservatorët dhe populistët e djathtë votuan në Stokholm së bashku për mocionin. Një votim i tillë është i zakonshëm pas zgjedhjeve parlamentare.

Löfven-i që qeveris që prej katër vjetësh tani do të japë dorëheqjen, megjithatë do ta drejtojë si komisar qeverinë, derisa të jenë mbyllur me sukses bisedimet e koalicionit të ri.

Të fundit