Flash News

KRYESORE

Kryeministri thotë “Mirëmëngjes” nga Velipoja, irritohen qytetarët me "qetësinë" e Ramës

Një ditë pas mbledhjes së dytë informale të qeverisë së tij, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur pamjen e bukur të bregdetit të Velipojes si urim per mengjesin e sotem per gjithe ndjekesit e tij ne rrjetin social Facebook.

Me nje postim ne faqen e tij ne FB, Rama uron dite te mbare per gjithe shqiptaret, me pamje nga zona ku nje dite me pare mblodhi qeverine e re.

Por, si gjithmone nuk mungojne reagimet nga komentuesit. Ata irritohen me “qetësinë” e tij, kur vendi ka 1000 halle e probleme, Rama gjen kohë për rehati e llogje kavaje me ministrat që ende nuk kanë bërë betimin... Shume thjesht i kthejne pershendetjen, por ka te tjere qe i kujtojne punet qe duhet te beje.

“Eshte e bukur Velipoja, por e kemi dhurate nga Zoti kete nature, Zoti Kryeminister,a do kemi ndonje veper nga qeveria juaj ne Velipoje?”- shkruan nje komentues. Por për Ramën nuk ka rëndësi kjo, ai ka plane dhe mezi po pret ditën e parë të punës në qeverinë e re, pasi qeverisë së vjetër ka kohë që e ka braktisur. Me sa duket Rama nuk i duron dot ministrat e vjetër të LSI-së dhe ka gjetur rehat tek të rinjtë dhe vijon mbledhjet me ta, duke harruar se është në detyrë dhe se shteti duhet të funksionojë. Asnjë reagim për drogën, që kapet, asnjë fjalë për policët e ministritë që ua hedhin fajin njëra - tjetrës.   

 

 

Të fundit